UBT News

E mbani mend fustanin hakmarrës të princeshës Diana? “The Crown” po e rikthen

Vera e vitit 1994 ishte jashtëzakonisht e ngrohtë për Britaninë e Madhe. Java e fundit e muajit ishte një javë shpërthyese, meteorologjikisht por dhe në aspektin kulturor.

Të premten më 24 qershor, një stuhi jashtëzakonisht e fortë goditi juglindjen e Britanisë së Madhe, duke shpërndarë aq shumë polen bari saqë shkaktoi një epidemi të papritur dhe jetëshkurtër të astmës. Dy ditë më vonë, dhe pas vitesh spekulimesh në rritje, shtypi britanik dha lajmin se Princi Charles kishte zbuluar aksidentalisht tradhtinë e tij ndaj Princeshës Diana gjatë një dokumentari ITN. (Kur u pyet nëse i kishte qëndruar besnik gruas së tij, Princi i Uellsit tundi me kokë. “Po absolutisht” tha ai përpara se të shtonte për martesën e tij “derisa u prish në mënyrë të pakthyeshme”.)

Të mërkurën më 29 qershor, në të njëjtën ditë kur programi u transmetua për 13 milionë shikues në të gjithë vendin, Diana doli nga rrënojat emocionale për të marrë pjesë në një gala me një fustan tejet magjepsës e që atëherë njihej si “fustani i hakmarrjes”.

Fustani i zi i dizajnuar nga Christina Stambolian – nuk ngjante me asgjë që Diana, apo ndonjë mbretëror tjetër, kishte veshur ndonjëherë në publik. “Diana donte të dukej një milion dollarëshe”, tha ish-stilistja e princeshës Anna Harvey në “Princess Diana’s Dresses: The Auction”. “Dhe ajo e arriti”.

Të nesërmen në mëngjes, fotot e veshjes së saj u shpërndanë nëpër faqet e para të tabloideve britanike. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, veshja mbetet një nga momentet më të pashlyeshme të kulturës pop në histori.

Fustani ka të ngjarë të fitojë një audiencë të re, falë sezonit të pestë të dramës historike të Netflix “The Crown”, që do të transmetohet më 9 nëntor.

Në një intervistë me Entertainment Weekly, aktorja Elizabeth Debicki -e cila do të marrë rolin e Dianës — vuri në dukje veshjen Stamboliane si çelës për të kuptuar karakterin e Dianës. “Kjo provokoi diçka tek unë si aktore”, tha ajo. “Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë. Është shumë e pabesueshme që një fustan të përfaqësonte një moment në histori, ose që jeta e këtij njeriu të përfaqësonte kaq shumë dhe të bëhej kaq ikonike”.

“Kur u bë e ditur se unë kisha rolin, mora shumë mesazhe duke thënë urime, (por) kishte gjithashtu një sasi të madhe mesazhesh në lidhje me fustanin e hakmarrjes. “A mund ta veshësh fustanin e hakmarrjes?” “O Zot, duhet të veshësh fustanin e Hakmarrjes!” u shpreh aktorja.

Vendimi i Dianës për të veshur fustanin atë mbrëmje ishte me sa duket një vendim impulsiv.

Ndërsa mund të ketë qenë një gjykim i menjëhershëm, fustani i hakmarrjes krijoi një trashëgimi që do të zgjaste për gati tre dekada e që vazhdon. Ishte një rebelim kundër kodeve mbretërore të veshjes dhe nocioneve të imponuara të dëlirësisë dhe pajtueshmërisë. Në vend që t’i nënshtrohej turpit apo përbuzjes publike, Diana i tha botës se këtë herë nuk kishte për të heshtur./UBTNews/

Exit mobile version