Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka karrierën do ta vazhdojë në Bundesliga.
Bëhet e ditur se marrëveshja me Bayer Leverkusenin është arritur qysh në muajin maj, kurse tani po nënshkruhet mes klubeve.
Arsenali i ka dhënë dritën e gjelbër Xhakës që të largohet, pasi që marrëveshja e Declan Rice është kompletuar.
Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro nga shitja e Xhakës. Thuhet se Graniti do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare që do ta mbajë atë te Bayer Leverkuseni deri në qershor të vitit 2028.
Xhaka rikthehet tani në Bundesliga për një aventurë të dytë, pasi që në të kaluarën kishte luajtur për Borussia Monchengladbachun.