Georginio Wijnaldum mund të konsiderohet tashmë lojtar i Barcelonës.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari italian, Fabrizio Romano, përmes një postimi në “Twitter”, ku ai ka bërë të ditur se në takimin e agjentit të tij me drejtuesit e Barcelonës të martën, është arritur marrëveshja verbale me katalunasit.
Ai do të nënshkruajë deri më 2024.
Wijnaldum do të nënshkruajë kontratën ditëve të ardhshme, derisa janë në bisedime për të zgjidhur edhe punën e rrogës.