Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, e ka konfirmuar sot që transferimi i mesfushorit Renato Sanches te Paris Saint-Germain është punë e kryer.
Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Sanches nga skuadra e Lille për një shumë afro 15 milionë eurosh.
Po ashtu, PSG ka caktuar edhe datën për procedurën e testeve mjekësore të mesfushorit portugez.
Kushtet personale mes lojtarit dhe klubit ishin rënë dakord para disa kohësh, ku tani drejtori sportiv i gjigantit francez, Luis Campos, nënshkruan me lojtarin të cilin e dëshironte që nga dita e parë kur e morri detyrën te PSG.