Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kampioni italian, AC Milan ka arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin Sandro Tonali sa i përket rinovimit të kontratës.
Tonali do ta vazhdojë të ardhmen e tij me gjigantin e Serie A edhe për pesë vitet e ardhshme, duke qëndruar në “San Siro” deri në qershor të vitit 2027.
Marrëveshja e re do të nënshkruhet zyrtarisht gjatë ditës së sotme.
Nuk ka bisedime gjatë verës me klube angleze, Tonali dëshironte vetëm të qëndronte te Milani.