UBT News

E konfirmon ylli argjentinas: PSG-ja po përpiqet ta transferojë Messin

Paris Saint-Germain është duke bërë përpjekje ta transferojë Lionel Messin, por i takon lojtarit të vendosë, ka konfirmuar Leandro Paredes, ylli argjentinas i klubit francez.

Kampioni francez është ndër klubet e pakta që mund ta përballojnë afrimin e sulmuesit dhe kapitenit të Barcelonës, marrëveshja e të cilit me katalonasit mbaron në fund të këtij sezoni.

Emërimi i Mauricio Pochetinos në postin e trajnerit në Parc des Princes i ka nxitur edhe më shumë thashethemet për kalimin e Messit në PSG.

Duke folur për bashkëkombësin e vet, Paredes tha: “I takon Messit të vendosë se a dëshiron të vijë, sepse PSG-ja po përpiqet ta bindë atë”.

“Të jesh në gjendje të luash nën urdhrat e një trajneri nga vendi yt dhe ta kesh mundësinë të luash me Leon është mundësi e madhe… shpresoj se do të ndodhë”, shtoi ai.

Përveç se do të bashkohej me bashkatdhetarët e vet Angel Di Maria, Paredes dhe Pochettino, Messi do të ribashkohej edhe me Neymarin.

Exit mobile version