UBT News

E goditi një grua aksidentalisht me top, Ronaldo i dhuroi asaj një fanellë

Gjatë stërvitjeve për ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve, ylli i Manchester United-it, Cristiano Ronaldo, goditi aksidentalisht me top administratoren në pjesën e pasme të kokës.

Ajo u shtri në tokë për disa minuta, dhe Ronaldo nxitoi për ta ndihmuar atë. Pas disa minutash ajo u ngrit në këmbë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një xhirim të publikuar në rrjete sociale, shihet 36-vjeçari duke vrapuar për në vendin e ngjarjes për ta ndihmuar atë, dhe pasi ajo e mori veten, Ronaldo i dhuroi një nga fanellat e tij./UBTNews

C.Ronaldo accidentally ball hit the lady behind the goal!

Exit mobile version