Pavarësisht se luan një kanibal dhe vrasës serial në serialin e Netflix “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, aktori Evan Peters shpreson të provojë të luajë në një rol “normal” gjatë karrierës së tij.
Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, krijuesi i serialit Ryan Murphy tha se përpara se të merrte rolin e Dahmer, Peters i tha atij se donte të luante dikë “normal” dhe ndoshta të bënte një film romancë-komedi.
Një tjetër nga rolet antagoniste të Peters është ai i Tate Langdon nga “American Horror Story: Murder House”, një shfaqje që të dy kishin punuar më parë së bashku. Peters gjithashtu ka luajtur disa role të tjera në “AHS”, të vrasësve serialë apo fantazmave.
Murphy shtoi se pas audicionit, Peters ra dakord me personazhin, edhe pse ai ishte “i tmerruar prej tij”. Ndërsa seriali fitoi vendin e parë në Netflix në javën e parë të publikimit, ai gjithashtu mori reagime të konsiderueshme.
Nga viti 1978 deri në 1991, Dahmer vrau 17 njerëz dhe shfaqja është kritikuar për përqendrimin e veprimeve të tij të tmerrshme mbi historitë e viktimave. Megjithatë, Murphy pohon se qëllimi i tij nuk ishte thjesht të portretizonte Dahmer-in, por “çfarë e bëri atë përbindëshin që u bë”, që përfshin privilegjin e të bardhëve, racizmin sistematik dhe homofobinë.
Në mënyrë kontroverse, Murphy vazhdoi të pretendonte se ai kontaktoi rreth 20 nga familjarët dhe miqtë e viktimave për të dhëna, “dhe asnjë person i vetëm nuk u përgjigj”. Në vend të kësaj, ai tha se ata u mbështetën kryesisht tek studiuesit për procesin e shkrimit të serialit, që zgjati tre vjet e gjysmë.
Megjithatë, pas publikimit të “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, shumë nga familjet e viktimave kundërshtuan serialin për përfitimin nga tragjedia dhe dramatizimin e tregimeve të viktimave. Disa akuzuan drejtpërdrejt Netflix dhe krijuesit e shfaqjes se i kontaktuan ata./lapsi.al