E fejuara e R. Kelly, Joycelyn Savage, do të publikojë një libër që tregon gjithçka për marrëdhënien e saj me reperin e njohur.
Në një email për The Post, ajo konfirmoi se libri do të quhet “Love and Joy of Robert” dhe “duhet të publikohet të shtunën”.
“Gjithçka që mund të them është se bëhet fjalë për Robertin, fillimin e jetës sime nën hijen e Robertit, ku gjërat filluan të ngriheshin dhe ku po shkojnë aktualisht”, shkroi ajo për përmbajtjen e librit.
“Gjithçka do të marrë përgjigje në librin tim” tha ajo.
Në dokumentet e marra nga The Post në korrik, Savage shkroi një letër drejtuar një gjykatësi federal, duke iu referuar vetes si e fejuara e Kelly-t dhe duke kërkuar që ai të merrte një dënim më të butë për abuzimin seksual prej dekadash ndaj grave dhe vajzave dhe djemve të mitur. Kelly u dënua me 30 vjet në çështjen e trafikimit të seksit.
“Po e shkruaj këtë letër në mbështetje të Robertit përpara dënimit të tij, kështu që mund t’i shpjegoj gjykatës se nuk jam viktima që më ka paraqitur qeveria”, thuhesh mes të tjerash.
Ajo vazhdoi ta quante atë një “person të jashtëzakonshëm” dhe “jo përbindëshi që qeveria e ka përshkruar atë”.
“Robert dhe unë jemi thellësisht të dashuruar dhe më thyen zemrën që qeveria ka krijuar një tregim se unë jam viktimë”, vazhdoi Savage. “Unë jam një grua e rritur dhe mund të flas për veten time, prandaj desha t’ia dorëzoj këtë letër gjykatës”.
Savage do të ishte martesa e tretë e Kelly-t. Në vitin 1994 ai u martua fshehurazi me Aaliyah atë kohë 15-vjeçare, e cila më vonë vdiq në një aksident avioni në vitin 2001. Martesa e tyre e paligjshme u anulua. Ai më vonë ishte i martuar me koreografen Andrea Kelly nga viti 1996 deri në vitin 2009 dhe ish-çifti kanë tre fëmijë./UBTNews/