UBT News

E ëma kritikon Ylli Limanin: S’të ka hije…

Këngëtari mjaft i dashur për publikun shqiptar Ylli Limani ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa foto ku shihet i hipur mbi një makinë dhe duke mbajtur në dorë një cigare dhe një gotë alkool.

Në mbishkrimin e këtyre fotove, ai shkruan: Mos ja dërgoni mamit tim këto foto nga nata e shkuar.

Por mesa duket mbajtja e këtyre fotove të fshehta nuk ka zgjatur gjatë sepse nëna e tij i ka parë dhe nuk i ka pëlqyer aspak ky veprim i të birit. Madje ajo i ka shkruar dhe i ka thënë që nuk i ka hije aspak dhe t’i fshijë këto foto.

 “O heke këtë foto se tmerr! Nuk të ka hije hiç. U rrëqetha. S’di kush thiu po të fotografon”, ka shkruar ajo duke treguar hapur se fotot dhe veprimi i të birit nuk i kanë pëlqyer aspak.

Këngëtari e ka ndarë këtë bisedë më të ëmën në rrjetet sociale, ku shihet dhe përgjigjia e tij e e prerë “jo”. /tvklan.al

Exit mobile version