UBT News

E ëma e Caroline Flack e zemëruar me policinë

E ëma e yllit televiziv, Caroline Flack thotë se “ende është e mërzitur dhe shumë e zemëruar” me trajtimin që policët ia bënë vajzës së saj para vdekjes. Prezantuesja po përballej me ndekje penale për vrasjen e të dashurit të saj, kur e vrau veten në shkurt të vitit 2020.

E ëma e saj u ankua lidhur me vendimin për ta akuzuar atë, duke thënë se u trajtua ndryshe për shkak të famës.

Organi mbikëqyrës i policisë i ka thënë tani policisë metropolitane që të rihetojë atë element të ankesës. E marta do të shënojë dyvjetorin e vdekjes së së saj. Ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Londër.

Duke folur për BBC, e ëma e saj tha se donte ta dinte pse Caroline u akuzua për sulm. Ajo e kuptoi se do të ndiqej penalisht vetëm një ditë para vdekjes së saj. Ajo beson se vajza e saj u trajtua ndryshe për faktin që ishte e famshme./UBTNews

Exit mobile version