UBT News

E bujshme, Deschamps ‘përjashton’ nga Franca Mbappenë!

Kylian Mbappé nuk do të jetë pjesë e ekipit të Francës për ndeshjen kundër Italisë. Pasi mungoi në ndeshjen e tetorit, Didier Deschamps ka vendosur sërish të mos e ftojë kampionin e Real Madridit, i cili po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, për shkak të disa ngjarjeve jofutbollistike dhe paraqitjes së dobët me klubin spanjoll, që nuk ka arritur nivelin e pritshmërive.

Sipas raportimeve nga gazeta ‘L’Equipe’, kapiteni i Francës nuk do të jetë në listën që do të shpallet nga Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë. Ky vendim vjen pas një periudhe të tensionuar për Mbappé-n, i cili ka hasur në kritika të forta nga mediat dhe figura të njohura të futbollit.

Një ditë më parë, legjenda e futbollit Thierry Henry sulmoi ashpër paraqitjen e Mbappé-së, duke theksuar se: “Ekipi është i frustruar me të. E kuptoj, nuk është e lehtë, por ai duhet të mësojë të luajë si numri 9. Do të ishte më mirë për të, sepse nuk mund të shkojë më keq se kaq.” Henry gjithashtu akuzoi Mbappé-n për statikë dhe mungesë dinamizmi në fushë: “Pavarësisht se luan në krah, si numri 9 ose 10, ai duhet të jetë më aktiv. Madje edhe Rudiger bëri një vrapim në pjesën e parë. Ekipi tashmë po pyetet se si do ta balancojë Ancelotti ekipin e tij.”

Kjo situatë ka ngritur pyetje për të ardhmen e Mbappé-së me Francën dhe për mënyrën se si trajneri Deschamps do të menaxhojë të ardhmen e kapitenit të tij në ekipin kombëtar./UBTNews/

Exit mobile version