Lajme të reja mbërrijnë nga Arabia Saudite për të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas burimeve nga faqja e specializuar “Al Nassr Zone”, ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet të zëvendësojë së shpejti Luis Castron në stolin e Al Nassr.
Kjo lëvizje e pritur është e lidhur ngushtë me rezultatin e ndeshjes së ardhshme të Al Nassr ndaj Al Ahlit, e cila është konsideruar si një sfidë vendimtare për të ardhmen e trajnerit aktual, Luis Castron. Pronaret e klubit saudit janë të vendosur të bëjnë një ndryshim në drejtimin teknik nëse rezultati i ndeshjes nuk është i kënaqshëm.
Stefano Pioli, i cili i dha fund aventurës së tij te Milani në përfundim të sezonit të kaluar pas një periudhe pesëvjeçare, është lidhur me disa klube të tjera që nga ajo kohë. Tani, duket se ai është shumë afër një marrëveshjeje me Al Nassr, një nga klubet më të njohura të Ligës Saudi.
Ky transferim do të shënonte një hap të ri në karrierën e Piolit, pas një periudhe të suksesshme me Milanin, ku ai ndihmoi skuadrën të fitojë tituj dhe të arrijë suksese të tjera. Kjo do të ishte gjithashtu një mundësi e madhe për të trajnuar në një ligë të ndryshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e futbollit në Arabinë Saudite./UBTNews/