Manuel Locatelli mbetet një nga lojtarët më kyç të Juventusit dhe një gur i fortë në strukturën e skuadrës bardhezi, pavarësisht kritikave të herëpashershme.
E ardhmja e mesfushorit duket më e pasigurt se kurrë, me mundësinë reale që ai të largohet nga klubi qysh gjatë muajve janar ose qershor.
Sipas raportimeve të Alfredo Pedullà, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, do të bëjë vlerësime për të ardhmen e tij në javët e ardhshme.
Për të përmbushur idetë e tij teknike, Locatelli mund të shndërrohet në një “sakrificë” në merkato, veçanërisht nëse kjo do t’i jepte Juventusit mundësinë të transferonte Pierre Hojbjerg, një nga preferencat e trajnerit toskan.
Një tjetër opsion i mundshëm është një shkëmbim me Marseille. Trajneri i francezëve, Roberto De Zerbi, është admirues i Locatellit, çka shërbenn si katalizator për marrëveshje mes dy klubeve.
Situata mbetet e hapur dhe pritet të bëhet më e qartë me afrimin e afatit të janarit. /A.Z/UBT News/
