UBT News

E ardhmja e Ibrahimovic do të zbulohet pas ndeshjes me Sassuolon

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të zbulojë planet për të ardhmen e tij pas ndeshjes finale të sezonit kundër Sassuolos të dielën, raportojnë media italiane.

Kontrata e 40-vjeçarit me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit dhe ende nuk është bërë asnjë njoftim nëse suedezi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

Milani do ta festonte titullin e parë që nga sezoni 2010-11 nëse e merr së paku një pikë në sfidën e fundit ndaj Sassuolos.

“Gazzetta dello Sport” raporton se një vendim do të merret pas ndeshjes finale të sezonit nga ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit.

Ka pasur sugjerime që Ibrahimovic mund të bëhet drejtor në Milano, megjithëse ai kohët e fundit tha se është në ankth për pensionimin e tij, kështu që mund të vazhdojë të luajë, qoftë kjo me kuqezinjtë apo diku tjetër.

Exit mobile version