Duke se humbja e Kosovës nga Bjellorusia me rezultat 2-1 mund t’i kushtojë me shkarkim trajneri Alain Giresse.
Ai menjëherë pas ndeshjes deklaroi se do t’i duhet kohë për ta analizuar situatën dhe se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, por sot ai mund të shkarkohet.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte deklaruar se qëllimi i Kosovës është kualifikimi në Kampionatin Evropian dhe se në të kundërtën, trajneri duhet të mbaj përgjegjësi.
Me humbjen nga Bjellorusia, Kosova i ka humbur pothuajse të gjitha gjasat për kualifikim.