UBT News

Dyshohet se disa drone rrëzohen mbi qytetin rus të Kursk

Një dron u rrëzua mbi qytetin jugor rus të Kursk, pranë kufirit me Ukrainën, tha guvernatori rajonal.

Në Telegram, Roman Starovoit tha: “Mjetet ajrore pa pilot u rrëzuan në qiell mbi Kursk nga forcat tona të mbrojtjes ajrore. Si pasojë e rënies së mbeturinave në vendin e një prej shoqatave të kopshtarisë të qendrës rajonale, gardhi u shkatërrua”.

Sulmet në rajonet kufitare ruse janë intensifikuar gjatë muajit të kaluar, me grupet anti-Kremlin që pretendojnë disa inkursione./UBTNews/

Exit mobile version