Pak orë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës lëshoi një njoftim, aty ku bëhej e ditur se Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi stërvitor.
Shtëpia e futbollit kosovar nuk dha më shumë detajet, por vetëm duke potencuar se gardiani është përjashtuar për arsye disiplinore.
Mirëpo, në raportime të para dyshohet se Muric ka shkuar i dehur në seancën stërvitore te Kosova.
23-vjeçari nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë dhe është rrëzuar para bashkëlojtarëve.
Për këtë shkak, Bernard Challandes së bashku me stafin e tij menaxhues kanë marrë vendim që ta përjashtojnë.
Në mediat vendore u raportuar se kishte ndodhur një përplasje mes tij dhe Edon Zhegrovës, mirëpo ky i fundit i ka hedhur të gjitha poshtë, duke thënë se e ka shumë shok të mirë.