Sot është raportuar për një sulm me dron në qytetin rus të Voronezh, i cili është 110 milje nga kufiri ukrainas.
Guvernatori rajonal atje Alexander Gusev tha se tre persona u plagosën dhe të paktën 10 apartamente u dëmtuan kur droni goditi një ndërtesë.
Sulmet me dronë brenda territorit rus janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, por ato zakonisht ndodhin në zona më afër Ukrainës, siç është Belgorodi./UBTNews/