Dy talentët shqiptarë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin gjerman Hoffenheim, raporton “Sky Sport”.
Sipas këtij burimi, Avdullahu ka nënshkruar kontratë të re që e mban në klub deri në vitin 2031. Marrëveshja nuk përfshin klauzolë lirimi, çka tregon besimin e madh të klubit ndaj tij. Për mesfushorin thuhet se kishte interesim nga klube si Atletico Madrid dhe Atalanta, por Hoffenheimi ka vendosur ta mbajë si pjesë të rëndësishme të projektit.
Ndërkohë, edhe Albian Hajdari ka rinovuar kontratën me të njëjtin afat, deri në vitin 2031. Edhe marrëveshja e tij nuk përmban klauzolë lirimi, duke nënvizuar synimin e klubit për të ndërtuar të ardhmen rreth lojtarëve të rinj.
Rinovimi i kontratave për të dy lojtarët shihet si sinjal i qartë se Hoffenheimi ka plane afatgjata dhe besim të plotë në potencialin e tyre.
