Milot Rashica dhe Altin Zeqiri kanë shkëlqyer në javën e 30-të në Superligën e Turqisë.
Dy lojtarët shqiptarë treguan formë të lartë te skuadra e tyre, duke shënuar dhe asistuar. Rashica tek Besiktasi asistoi në golin e Ernest Muçit, dhe u vlerësua me notën 8.6.
Kurse në anën tjetër, Altin Zeqiri te Rizespor i cili arriti të shënonte dhe të asistonte, u vlerësua me notën 8.0.
Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 30-të në Superligën e Turqisë./UBTNews/