Jose Mourinho ka përfunduar zyrtarisht ciklin e tij të dytë në Itali. Roma e ka shkarkuar trajnerin legjendar pas dy vitesh e gjysmë.
Pas dy sezoneve të suksesshme, gjërat filluan të përkeqësoheshin në të tretin. Disa paraqitje tronditëse në fushë u shoqëruan me një sërë shpërthimesh gjithnjë e më të çuditshme. Në fund të fundit, me Romën në vendin e nëntë në tabelë, klubi humbi durimin dhe ndau rrigët me të.
Tifozët e Chelseat, Manchester United dhe Tottenhamit të gjithë e kanë lexuar këtë skenar më parë, por kush do të jetë klubi i ardhshëm që do të për ‘Special One’?.
Mourinho është supozuar të kalojë në Ligën Pro Saudite për shkak të mungesës së interesit të perceptuar në mesin e klubeve elitare të Evropës, përcjellë KosovaPress.
Duke reaguar ndaj lajmit për largimin e tij të papritur në Stadio Olympico, eksperti i futbollit evropian, Andy Brassell ka thënë se portugezi aventurën do ta vazhdojë në Arabi.
Mourinho hodhi poshtë një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite për të kaluar sezonin 2023/24 te Roma.
Duke folur në tetor, 60-vjeçari tha: “Do të shkojë në Arabinë Saudite në një kohë të lirë, por jam i bindur që do të punoj atje. Nuk e di kur, por jam shumë i sigurt për këtë. Askush nuk e di të ardhmen, por unë patjetër do ta bëj këtë punë në Arabinë Saudite”.
Steven Gerrard u bë trajneri i katërt më i paguar në botë duke marrë drejtimin e Al-Ettifaq dhe sauditët nuk do të hezitonin t’i ofronin Mourinhos një marrëveshje fitimprurëse.
Një rikthim në Premier Ligë duket i pamundur, me asnjë nga të ashtuquajturit ‘Gjashtë të Mëdhenj’ nuk janë duke kërkuar ndryshime në stol.
Por shefi portugez mund të gjejë një punë në Angli nëse shikon përtej këtyre klubeve.
Trajneri i Newcastle, Eddie Howe është nën presion pas katër humbjeve radhazi në Premier Ligë.
“Magpies” kanë rënë në vendin e dhjetë në tabelë dhe gjithashtu kanë përfunduar në fund të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve.
Me një skuadër të përshtatshme për një stil të fortë, fizik dhe pragmatik të lojës, pronarët sauditë të Neëcastle mund të tundohen nga karriera e bujshme e Mourinhos.