Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që humbën jetës gjatë udhëtimeve në rrugë detare drejt Europës është dyfishuar këtë vit, tha Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara në një raport të ri.
Të paktën 1,146 njerëz vdiqën midis janarit dhe qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Rruga e Mesdheut Qendror, midis Libisë dhe Italisë, ishte më vdekjeprurësja duke marrë 741 jetë.
Rruga tjetër është ajo e Oqeanit Atlantik, midis Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie të Spanjës, ku vdiqën të paktën 250 njerëz, tha agjencia.
Po kështu, të paktën 149 njerëz vdiqën në rrugën e Mesdheut Perëndimor për në Spanjë, si dhe të paktën 6 të tjerë humbën jetën në rrugën Mesdheut Lindor për në Greqi.
Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara thotë se numri aktual i vdekjeve në rrugët detare për në Evropë mund të jetë shumë më i lartë.