Numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta çdo vit kur temperatura shkon në 50 gradë Celsius është dyfishuar që nga vitet 80-ta.
Mediat e huaja kanë publikuar një analizë ku theksohet se temperaturat po manifestohen tashmë në shumë zona të botës, duke paraqitur sfida të pashembullta, për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë.
Ndër të tjera theksohet se numri i përgjithshëm i ditëve me temperaturë mbi 50 gradë Celsius është rritur në çdo dekadë nga viti 1980. Mesatarisht vitit 1980 dhe 2009, temperaturat prej 50 gradë Celsius janë parë rreth 14 ditë në ditë.
Numri i ditëve u rrit në 26 në vit midis vitit 2010 dhe vitit 2019. Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45 gradë Celsius dhe më lart ndodhën mesatarisht edhe dy javë shtesë në vit.
“Rritja mund t’i atribuohet 100 për qind djegies së lëndëve djegëse fosile”, thotë Friedrike Otto, drejtori i asociuar i Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.
Ndërsa e gjithë bota ngrohet, temperaturat ekstreme bëhen më të mundshme.
Nxehtësia e lartë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën, dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha në ndërtesa, rrugë dhe sisteme energjetike.