UBT News

Dybala-Vlahovic kualifikojnë Juventusin

Bardhezinjtë e Max Allegrit thyen 2-1 Sassuolon në “Allianz Stadium”.

Paulo Dybala goditi saktë fluturimthi në minutën e tretë. Bardhezinjtë në avantazh, por ekipi mik reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 24-t. Hamed Junior Traore lëvizi bukur mes mbrojtjes vendase dhe lëshoi një gjuajtje fantastike që u ndal në trekëndëshin e portës së Mattia Perin.

Juventusi nisi ofensivën dhe krijoi shumë raste të rrezikshme, por portieri i Sassuolos, Gianluca Pegolo, zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, edhe pse 40 vjeç. Dusan Vlahovic iu afrua disa herë golit, Weston McKennie goditi shtyllën (55’), teksa në minutën e 73-të ndodhi e pabesueshmja. Pegolo ndali gjuajtjen e mesfushorit amerikan, De Lig goditi shtyllën me portën bosh, teksa Bonucci e dërgoi topin mbi tra!

Gjithsesi, Dusan Vlahovic “shpiku” golin e kualifikimit në minutën e 88-të. Sulmuesi serb gjeti golin e dytë radhazi për “Zonjën”, teksa pati fat pasi Ruan devijoi topin dhe mashtroi portierin Pegolo.TCH

Exit mobile version