Paulo Dybala ka pësuar një tjetër dëmtim për Romën dhe mbetet për t’u parë nëse është në kofshë apo gju këtë herë.
“La Joya” pati një fillim të shkëlqyeshëm në ndeshjen kundër Fiorentinës, duke dhënë asistimin për golin e Romelu Lukakut.
Megjithatë, pas 22 minutash ai e humbi sfidën e tij ndaj Arthur Melo dhe ktheu këmbën e djathtë duke e dredhur atë.
Reprezentuesi argjentinas tundi menjëherë kokën dhe i bëri shenjë stolit se kishte lënduar veten dhe u zëvendësua nga Sardar Azmoun.
Sipas raporteve fillestare nga “DAZN”, besohet të jetë një problem fleksor, i cili do të ishte i natyrës muskulare.
Ekziston gjithashtu rreziku që duke marrë parasysh mënyrën e përkuljes së këmbës, mund të përfshihet edhe gjuri.