Paulo Dybala nuk është tërhequr nga oferta e lartë që i është bërë nga Arabia Saudite. Lajmet e fundit sugjerojnë se argjentinasi ka pranuar ofertën e Al Kadsia dhe pritet të nënshkruajë një kontratë të rëndësishme me klubin nga Lindja e Mesme.
Klubi saudit do t’i paguajë 12 milionë euro Romës për të siguruar shërbimet e Dybala-s, si dhe për të përballuar pagën e lartë të futbollistit. Dybala pritet të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të vitit 2027, me një pagë prej 15 milionë euro në sezon.
Detaje të tjera rreth marrëveshjes nuk janë zbuluar ende, por të dyja palët janë optimiste se gjithçka do të finalizohet shumë shpejt.
Sezonin e kaluar, Dybala luajti në 39 ndeshje me fanellën e Romës, ku shënoi 16 gola dhe ofroi 10 asistime./UBTNews/