UBT News

Dybala do t’i mungojë Juventusit tre javë

Paulo Dybala mund të jetë jashtë fushës së blertë për gati tre javë pasi pësoi një dëmtim në gju kundër Sassuolos të Dielën, kanë konfirmuar nga skuadra e kampionit aktual i Italisë, Juventusi.

Reprezentuesi argjentinas u zëvendësua nga Dejan Kulusevski në minutën e 43-të të fitores së Juves në Serie A me rezultat 3-1 në “Allianz Stadium”.

Klubi konfirmoi të hënën se ai ka pësuar një lëndim të gradës së ulët të ligamentit kolateral medial në gjurin e tij të majtë dhe do të jetë jashtë fushe për afërsisht 15-20 ditë.

27-vjeçari duket se do të humbasë ndeshjen e Kupës së Italisë me Genoan të Mërkurën, Superkupën Italiane kundër Napolit javën e ardhshme, si dhe ndeshjet e Serie A përballë Interit dhe Bolognës.

Ai gjithashtu mund të humbasë një tjetër lojë në kampionat kundër Sampdorian më 30 janar.

Juve gjithashtu konfirmoi që Weston McKennie dhe Federico Chiesa iu nënshtruan testeve të hënën, të cilat zbuluan se asnjëri lojtar nuk vuan nga një dëmtim serioz.

Exit mobile version