UBT News

Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva

Kosova ka shënuar një paraqitje të suksesshme në Adriatik Pearl World Youth Boxing Cup për boksierët U19, e cila u zhvillua nga 2 deri më 12 mars në BudvaMali i Zi.

Boksieri kosovar Riad Isufi arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë 55 kilogramë, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në këtë turne të fortë ndërkombëtar ku morën pjesë boksierë të rinj nga shumë vende të botës.

Një vlerësim i veçantë iu dha edhe gjyqtarit ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli, i cili u shpall gjyqtari më i mirë i turneut dhe u nderua me një kupë mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë garës.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme për boksin kosovar, duke dëshmuar për potencialin e sportistëve të rinj dhe për nivelin profesional të zyrtarëve sportivë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Exit mobile version