Aktori shumënjohur, Jack Nicholson, u pa në një ndeshje të Lakers së bashku me djalin e tij Ray për herë të parë në gati dy vjet, transmeton UBT News.
Nicholson, 84 vjeç, shihej duke buzëqeshur teksa po shijonte ndeshjen mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors të martën së bashku me djalin e tij, aktorin Ray, 29 vjeç.
Fituesi tre herë i Oscar ka qenë një tifoz prej kohësh i Lakers, duke marrë pjesë në disa lojëra të tyre para se të godiste pandemia COVID-19 në fillim të vitit 2020.
Nicholson ka mbajtur një profil relativisht të ulët dhe nuk është shfaqur në ndonjë film që nga viti 2010 në filmin“How Do You Know”.
Në vitin 2013, aktori tha se ai nuk ishte i motivuar për të “qenë më atje”.
“Biznesi i filmit është biznesi më i mrekullueshëm, por unë dua të bëj vetëm filma që lëvizin njerëz, filma për emocionet dhe njerëzit”, tha ai.
Në vitin 2017 ai kishte pranuar të jetë pjesë e një filmi, por më pas ishte tërhequr. Ndonëse është spekuluar, ai nuk po planifikon të rikthehet në ekranet televizive përmes ndonjë filmi./UBTNews/