Dy persona kanë vdekur dhe të paktën katër rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyer që përfshinë veriun e Italisë.
Një burrë në Forli u gjet i pajetë dhe një tjetër humbi jetën në Ronta di Çezena.
Viktima e parë ka ndërruar jetë, ndoshta i mbytur, në katin përdhes të shtëpisë, pranë brigjeve të lumit Montone, ku jetonte me bashkëshorten. Ajo u shpëtua nga ekipet e shpëtimit dhe tha se ai kishte mbetur në katin përdhes, ku u gjet i pajetë, shkruan ANSA.
I dyti, një burrë rreth të 70-tave, humbi jetën për shkak të përmbytjes së lumit Savio dhe reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin që prej ditës së djeshme.
E zhdukur rezulton bashkëshortja e tij.
Në total, të paktën katër persona janë të zhdukur në provincën e Forli-Çezena.
Sipas asaj që mësohet nga ekipet e shpëtimit, një person mësohet se është zhdukur në Çezena dhe tre në Forli.
“Sistemi rrugor është kompleks, me shumë rrugë të përmbytura, udhëtimi është i vështirë nëse jo me mjete të pajisura, probleme ka edhe në sistemin rrugor kombëtar, këshillohet shmangia e disa rrugëve arteriale dhe lëvizjet nga jugu nuk rekomandohen. Operacionet e shpëtimit mund të jenë komplekse”, tha nënkryetari i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Titti Postiglione.