UBT News

Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë 58 raste të reja, Kumanovë 5, Dibër 2, Shtip 5, Prilep 4, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 1, Manastir 5, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 6, Strumicë 14, Koçani 18, Probishtip 1, Berova 4, Valladova 4, Dellçeva 3, Sveti Nikole 3 dhe Kërçova 2.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona, një pacient nga Ohridi dhe një nga Radovishi.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se janë shëruar edhe 126 pacientë./UBTNews

Exit mobile version