UBT News

Dy të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 150 raste të reja me COVID-19.

“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.”, njofton MSH-ja.

Në Shqipëri kanë vdekur edhe dy pacientë si pasojë e COVID-19.

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në Shqipëri janë shëruar edhe 55 pacientë, duke e çuar në 6 mijë e 995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë./UBTNews

Exit mobile version