Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 932 testime të kryera, kanë rezultuar 167 raste pozitive me COVID-19.
Ndërkaq janë shëruar 89 pacientë, duke e çuar në 9 mijë e 304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./UBTNews