Një burrë dhe një grua me origjinë kosovare janë arrestuar me akuzën se janë trajnuar për të organizuar një sulm në Itali në emër të grupit xhihadist të Shtetit Islamik.
Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre, shkruan repubblica.
Nga sa mësohet, të dyshuarit duhet të përgjigjen saktësisht për shoqërim me qëllim terrorizmi.
Vetëm për burrin është vendosur masa e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrim byzylyk elektronik.
Nga hetimet e para rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga një familje me origjinë nga Kosova, kanë hyrë në rrugën e radikalizimit të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.
Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të largoheshin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste islamike