| Në Prishtinë në dy raste të ndara janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale- kanosje ndaj personit zyrtar, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në Rr. Ahmet Krasniqi rreth orës 02:51, ku pas shqiptimit të një gjobe i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Vranidoll, ku një i dyshuar po ashtu pas shqiptimit të një gjobe, ka kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policor gjatë detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, sipas raportit të Policisë.
|
Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje ndaj zyrtarëve policor
