Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për dy çerekfinalet e fundit të këtij edicioni.
Mbrëmë u zhvilluan dy çerekfinalet e para, ku City e mposhti Bayernin 3:0, kurse Interi fitoi si mysafir ndaj Benficas me shifrat 2:0.
Ndërkaq, sot kampioni aktual evropian, Real Madridi e pret në shtëpi në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Chelseat, e cila po kalon në një krizë të rezultateve.
Po ashtu, shorti i Ligës së Kampionëve prodhoi një çerekfinale italiane, ku do të takohen kampioni i Serie A, Milani dhe lideri aktual i kampionatit italian, Napoli.
Programin e plotë e gjeni më poshtë.
21:00 AC Milan – Napoli (Stadiumi San Siro)
21:00 Real Madrid – Chelsea (Stadiumi Santiago Bernabeu)