UBT News

Dy piktura 350-vjeçare në një kosh… mbeturinash?

”Burri gjeti veprat e artit në një zonë pushimi në autostradën A7, afër Nurembergut në Gjermaninë Jugore”, deklaroi policia.

Burri më pas vendosi i pikturat në makinën e tij dhe i çoi në policinë e Këlnit.

“Vlerësimet e hershme nga një ekspert tregojnë se të dy punimet mund të jenë origjinale”, thanë hetuesit.

Një nga pikturat mund të jetë ”Portrait of a young boy” nga Samuel van Hoogstraten, një piktor holandez i shekullit të 17-të, i cili ishte nxënës i Rembrandt.

Tjetra është ndoshta “Self-portrait of the artist as Laughter” nga artisti italian i shekullit XVII, Pietro Bellotti.

Autoritetet tani po përpiqen të zgjidhin enigmën artistike.

Policia postoi foto të pikturave në internet me pyetjen shoqëruese “Kush i njeh pikturat dhe/ose si përfunduan ato në koshat e mbeturinave?”.

Exit mobile version