UBT News

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave me armë në një supermarket gjerman

Dy persona u gjetën të vdekur pas të shtënave në një supermarket në Schwalmstadt-Treysa, një qytet i vogël në verilindje të kryeqytetit financiar të Gjermanisë, Frankfurt, sipas policisë në Twitter.

Policia tha se nuk kishte të dhëna se kishte ndonjë rrezik për publikun.

Të shtënat ndodhën rreth orës 13:00, me orën lokale (1100 GMT) në Schwalmstadt-Treysa, një qytet me rreth tetë mijë e 500 banorë në verilindje të kryeqytetit financiar të Gjermanisë Frankfurt, sipas policisë.

Ata thanë se nuk është ende e qartë se çfarë kishte ndodhur. Gazeta rajonale HNA citoi një dëshmitar okular të thoshte se një burrë kishte qëlluar një grua dhe më pas veten në marketin Aldi. /UBTNews/

Exit mobile version