UBT News

Dy përballje interesante luhen në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot zhvillohen dy përballje tejet interesante në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e vlefshme për xhiron e 29-të të kampionatit do të zhvillohet ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit e cila luhet në stadiumin “18 Qershori” në qyetetin e Klinës. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina do të tentojë fitorën në mënyrë që të mos shmanget nga Ballkani dhe Drita të cilët poashtu po marshojnë drejtë titullit.

Në ndeshjen tjetër, Fushë Kosova e pret skuadrën Malishvës në shtëpi. Malishevasit do të kërkojnë një fitore të rëndësishme e cila do t’i ndihmonte që ta ndejknin “Top 3” dhe siç dihet Fushë Kosova nuk është kundërshtarë i lehtë për tu mposhtur në situate të tilla.

Dy përballjet do të luhen nga ora 15:00./UBTNews/

Exit mobile version