Në një botë ku rrugët përshkojnë mijëra kilometra me kthesa të forta e zbritje të rrezikshme, ekziston një segment autostrade ku drejtuesit e mjeteve udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin majtas apo djathtas.
Flitet për Highway 10 në Arabinë Saudite, rruga më e drejtë në botë, që mban rekordin e Guinness-it.
Edhe pse autostrada ka një gjatësi totale prej 1,480 kilometrash, rekordin e vendos pjesa e saj e drejtë, një segment prej 240 kilometrash, pa asnjë kthesë ose pjerrësi të dukshme.
Ky segment lidh zonën e Haradh me Highway 95, duke kaluar përmes shkretëtirës saudite dhe tejkaluar rekordin e mëparshëm të Australisë, ku autostrada Eyre ka një segment të drejtë prej 146 kilometrash.
Highway 10 u ndërtua fillimisht si rrugë private për Mbretin Fahd dhe sot konsiderohet një prej traseve më të pazakonta dhe monotone për drejtuesit e automjeteve.
Udhëtimi në këtë pjesë të autostradës zgjat rreth dy orë pa e lëvizur timonin. /A.Z/UBT News/
