UBT News

Dy netë koncertale nga Filharmonia e Kosovës me program të pasur artistik

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës solli dy mbrëmje të veçanta koncertale gjatë fundjavës, të shtunën në Prishtinë – Pallati i Rinisë dhe të dielën – Autostrada Hangar në Prizren, duke ofruar një program të pasur artistik për publikun.

Mbrëmja e së shtunës u hap me veprën “Passacaglia” nga Baki Jashari, e cila u karakterizua nga një atmosferë e thellë emocionale. Më pas u interpretua “Koncerti për dy piano” nga Francis Poulenc, një vepër plot energji dhe virtuozitet, e sjellë me mjeshtëri nga pianistët Patrick O’Byrne dhe Artem Yasynskyy, nën drejtimin e dirigjentit Premil Petrović.Në pjesën e dytë, orkestra interpretoi “Simfoninë nr. 7” të Ludwig van Beethovenit, duke kulmuar mbrëmjen me një paraqitje mbresëlënëse.

Ndërkaq, koncerti i së dielës u mbajt nën drejtimin e Rafet Rudit, duke vazhduar kështu serinë e performancave cilësore të Filharmonisë së Kosovës.

Exit mobile version