Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kombeve me dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë muaj. “Dardanët” do të ndeshjen fillimisht më 12 tetor me Lituaninë në udhëtim dhe pastaj, tri ditë më vonë e presin Qipron në Prishtinë.
Në prag të këtyre dy sfidave, trajneri i Kosovës, Franco Foda do të flas sot në një konferencë për media ku do të sqarojë më shumë rreth listës së lojtarëve të grumbulluar, por jo vetëm kaq.
Në javët e fundit kampi i “Dardanëve” përjetoi disa zhvillime interesante, siç ishte ai me përjashtimin e tre lojtarëve, Florent Muslija, Aro Muric dhe Edon Zhegrova. Kjo treshe pastaj kërkuar falje për thyerjen e rregullave dhe janë ftuar sërish nga Foda.
Konferenca për media do të nis nga ora 12:30./UBTnews/