Do të zhvillohen edhe sot dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina dhe Drita do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare. Skuadra nga Gjilani do të ballafaqohet me Prishtinën e Re, kurse ajo nga kryeqyteti përballet me Vëllaznimin e Gjakovës.
Ndërsa ditën e djeshme gjysmëfinalen e siguruan Llapi dhe Drenica që triumfuan ndaj Malishevës, përkatësisht Ferizajt.