UBT News

Dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen dy ndeshje me rëndësi për ecurinë e sezonit.

Ferizaj, që po lufton për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, do të përballet me Dritën, lideren aktuale të kampionatit. Ferizaj renditet në pozitën e pestë me 42 pikë, ndërsa Drita kryeson tabelën me 66 pikë dhe është në prag të sigurimit të titullit kampion. Takimi zhvillohet në Ferizaj, duke filluar nga ora 15:00.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës, Llapi pret Prishtinën në një përballje të drejtpërdrejtë. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 39 pikë pas 30 ndeshjeve të zhvilluara dhe ndajnë pozitat e shtatë dhe të tetë në renditje. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 16:00.

Exit mobile version