Gjyqtarët gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane këtë fundjavë në Zagreb të Kroacisë.
Ata ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshjet çerekfinale të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të Lokomotiva Zagrebit dhe Slavia Praha të Çekisë.
Ndeshjen e parë e fitoi skuadra kroate me rezultat 30-25.
Lokomotivës i takoi edhe ndeshja e dytë, 31-27 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale.