Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in shkëmbeu letra personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, në një përpjekje për rifillimin e bisedimeve.
”Në këto letra gjithashtu shkruhet për mundësinë e një samiti virtual mes dy vendeve, vendosur që përpara takimit të Moon Jae-in, në maj, me presidentin amerikan, Joe Biden, raportoi ”JoongAng Ilbo”, një nga gazetat kryesore të Koresë së Jugut.
Megjithatë, ministri koreano-jugor i Bashkimit, Cha Deok-cheol tha se ai nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së këtyre letrave.
“Ne nuk dimë asgjë në lidhje me përmbajtjen e letrave”, theksoi Cha Deok-cheol gjatë një konference me median.
Cha shtoi se ”Koreja e Jugut është e gatshme për të zhvilluar një samit virtual ndërkorean në çdo kohë”.