Alexander Isak pritet të jetë në qendër të vëmendjes për merkaton verore. Sulmuesi suedez aktualisht u aktivizua në radhët e Newcastle, teksa po ndiqet me shumë interes nga dy klubet londineze, Arsenal dhe Tottenham, të cilat prej kohësh janë në kërkim të një sulmuesi që u jep siguri edhe për të ardhmen në atë pozitë.
Kurse në anën tjetër, sipas raportimeve të medieve britanike, Newcastle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbollisti i tyre ose të paktën nuk pranojnë asnjë ofertë më të ulët se 100 milionë euro.
24-vjeçari në këtë sezon me skuadrën e Eddie Howe numëron gjithsej 30 paraqitje në të gjitha garat, ku ka arritur ta dërgoj plot 17 herë topin në rrjetë dhe të asistoj dy herë për bashkëlojtarët./UBTNews/