UBT News

Dy gra të vrara brenda një jave në Kosovë, paralajmërohet protestë kundër dhunës ndaj grave

Brenda vetëm një jave, Kosova është tronditur nga dy raste të vrasjes së grave, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës dhe sigurisë së grave.

Pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në Malishevë, një tjetër grua, 80-vjeçare, është gjetur e vdekur në orët e para të së mërkurës në Prizren.

Në të dyja rastet, bashkëshortët janë të dyshuar për vrasjet, çka ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje që dhuna ndaj grave të trajtohet si një çështje urgjente në nivel shtetëror.

Për të premten, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nën thirrjen: “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”./A.K/

Exit mobile version