UBT News

Dy fëmijë qëllohen për vdekje me thikë në një kopsht në Kinë

Dy fëmijë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë lënduar pas një sulmi me thikë në një kopsht në jug të Kinës.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra nga thika në qytetin Beiliu. Policia ka arrestuar një të dyshuar, ndërkaq hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë. Movi i rastit nuk dihet, megjithatë raportohet se sulmuesi ka hyrë në kopshtin e fëmijëve rreth orës 14:00.

Vitet e fundit Kina është përballur me një mori sulmesh me thika në shkolla./UBTNews

Exit mobile version